Turqi, 1200 arrestime për terrorizëm

Nuk ndalen arrestimet masive në Turqi me akuzat për terrorizëm. Në javën e fundit, raporton Ministria e Brendshme, janë 1,256 persona të cilët kanë përfunduar në pranga. Rreth dy të tretat (759) janë të dyshuar për lidhje me rrjetin e dyshuar të grushtit të shtetit të Fethullah Gulen. Të arrestuar për terrorizëm janë rreth 283. Janë arrestuar më shumë se 50.000 persona për lidhjet me terrorizmin dhe dyshimet për organizimin e grushtit të shtetit në tentativën e 15 korrikut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet