Turqi, arrestohen tre rusë për atentatin në Stamboll

Një ditë pas sulmit në Stamboll, Shërbimet e inteligjencës turke kanë evidentuar tre shtetas rus, në Antalia, që dyshohen se kanë lidhje me Isis. Lajmi u dha nga agjencia shtetërore Anadolu. Rusët mund ti kenë dhënë mbështetje logjistike xhihadistëve të cilët organizuan shpërthimin e djeshëm pranë xhamisë blu në Stamboll, duke shkaktuar vrasjen e dhjetë shtetasve gjermanë dhe plagosjen e pesëmbëdhjetë të tjerëve. Shërbimet e inteligjencës turke, kishin lëshuar një tjetër sinjal alarmi për sulme të mundshme në vend, kundër shtetasve të huaj. Lajmi u dha nga mediat turke, më 17 Dhjetor dhe shtoi se sulmet mund të kishin si objektiv, ambasadat e huaja në vend.

*foto AFP

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet