Turqi, shpërthimi me bombë shkakton 11 viktima dhe 36 të plagosur

Shpërthimi i një bombe në një stacion autobusi në qëndër të Stambollit i ka marrë jetën 11 personave, ndërsa 36 të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthimi ndodhi pranë një stacioni autobusi dhe mendohet se shënjestra ka qënë një autobus policor. Sipas mediave turke, në mesin e të plagosurve janë edhe 7 efektivë policie. Ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Sipas autoriteteve, asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin. Turqia prej muajsh është përfshirë nga vala e terrorit, si pasojë e konflikteve me kurdët dhe militantët e ISIS në Siri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet