Turqi: Gazetarët e Cumhuriyet do të qëndrojnë ende në burg

Drejtësia turke ka konfirmuar dënimin e gazetarëve të së përditshmes opozitare Cumhuriyet, të akuzuar për aktivitet terrorist duke i dhënë një goditje të madhe lirisë së shtypit në vend. Gjykatësi i cështjes në Silivri, ka shkuar në burgun e sigurisë së lartë në të cilin janë dënuar 6 gazetarë dhe ka dhënë vendimin se një tjetër proces do të zhvillohet në datën 25 Shtator.

“Për fat të keq, situata është duke u përkeqësuar muaj pas muaji dhe Erdogan ka arritur ta mbytë pluhuralizmin dhe lirinë e shtypit në këtë vend”, ka thënë Christophe Deloire, sekretari i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufi.

Ndërsa për 17 gazetarët e pavarur është dhënë dënimi me burg pa afat. Arrestimet ndodhën mes nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

“Turqia mban numrin rekord të gazetarëve të burgosur. Janë plot 170 vetë. Gjithëkush që nuk është me qeverinë konsiderohet terrorist. Të akuzojnë se merr pjesë në ndonjë organizatë terroriste. Gazetaria, liria e mendimit dhe e fjalës janë të ndaluara”, shpjeton Erdem Gul, nga redaksia në Ankara e gazetës. Gazetarët rrezikojnë burgimin me 43 vjet me akuzën e sulmit të përgatitur me grusht shteti ndaj shefit të vendit Recep Tayyip Erdogan.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet