Foto gjatë operacionit për arrestimin e Abdulgadir Masharipov

Turqia arreston personin që kreu masakrën e Vitit të ri
Abdulgadir Masharipov pranon autorësinë e sulmit

Abdulgadir Masharipov "rrëfen". Ai ka qenë personi që hapi zjarr natën e Vitit të Ri, në disko Reina të Stambollit, duke vrarë 39 persona. Ai u arrestua gjatë një operacioni të policisë turke në bashkëpunim me shërbimet sekrete turke. "Terroristi pranoi krimin e tij", tha guvernatori Vasip Sahin, i cili tha se killer-i quhej Abdulgadir Masharipov, nga Uzbekistani, lindur më 1983. Gjurmët e tij korrespondojnë me ato që janë gjetur në armën më të cilën u krye masakra. "Është stërvitur në Afganistan dhe flet katër gjuhë të huaja. Është terrorist i stërvitur mirë", shtoi guvernatori. Masharipov ishte në arrati që prej dy javësh. Ai ishte zhdukur menjëherë pas masakrës, që u mor përsipër nga Isis. Një iraken dhe tre gra, me origjinë nga "Afrika dhe Egjipti", janë ndaluar nga forcat e sigurimit gjatë një operacionit blitz dje në Stamboll, shtoi Sahin, i cili hodhi poshtë faktin që burri shoqërohej nga i biri 4 vjeç. "Është e qartë se sulmi është bërë në emër të Isis", tha ai. Rreth 2000 agjentë të policisë janë vënë në lëvizje për këtë arrestim së bashku me shumë agjentë të shërbimeve sekrete. Gjatë operacionit u krye një kontroll në 152 vende dhe u arrestuan 50 persona.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet