Turqia dhe Greqia tani në një marrëdhënie të tensionuar

Athina shton patrullimet e ushtarëve në kufi

Dy shtete, Turqia dhe Greqia janë përfshirë në një tension që prej ndalimit të dy ushtarëve grekë, të cilët kaluan ditë më parë kufirin veri-perëndimor të vendit për shkak të motit të keq.

Në një shenjë të qartë të rritjes së shqetësimeve nga përshkallëzimi i situatës, shteti helen ka vendosur të shtojë numrin e trupave patrulluese në kufi. Deri më tani, zonën e patrullonin vetëm dy ushtarë, por nga këtej e tutje, atje do të vendosen 7 të tillë. Në bazë të udhëzimeve të lëshuara nga Ministria Greke e Mbrojtjes, taktika të reja do të përdoren edhe në kundërpërgjigjen që do t’i jepet eventeve të ngjashme. Kjo situatë, sipas ministri grek, tregon se vendi i tij është praktikisht në mëshirën e çdo incidenti që mund të ndodhë, në çdo moment edhe me rojat bregdetare, flotën etj.

Ai lëshoi dhe një paralajmërim për Ankaranë, i bindur se përmes shkeljes së hapësirës ajrore dhe asaj detare greke, ajo po përpiqet të ushtrojë presion mbi Evropën. "Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë", deklaroi Kamenos duke shtuar se nuk është vetëm grek, por edhe europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet