Turqia shkundet nga një tërmet i fuqishëm. 14 viktima dhe shumë ndërtesa të rrëzuara

Tërmeti i cili tronditi turqinë ishte 6.7 ballë i shkallës Rihter. Pallate të rrëzuara dhe tmerr nëpër rrugë. Më e goditura është provinca Elayig në Anatollin lindor. Deri tani sipas forcave të ndihmës së shpejtë, numri i viktimave ka shkruar në 14 vetë. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash. Mbrojtja Civile turke ka dërguar urgjent skuadrat e ndihmës së shejtë në vendin e ngjarjes. Pas lëkundjes 6.7 ballë, zona është goditur më pas edhe nga një seri lëkundjesh të tjera më e madhja 5.4 ballë.

Sipas Stacionit Amerikan Gjeologjik, tërmeti ka patur magnitudë 6.7 ballë dhe epiqendra e tij është lokalizuar katër kilometra në veri-përëndim të Doganyol. Në rrjetin social Twitter janë duke qarkulluar me dhjetëra foto dhe video nga njerëzit të cilët kanë dalë nëpër rrugë të trembur.

E përditshmja turke Daily Sabah, raporton se Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, ka kërkuar fillimisht gjetjen e personave të cilët kanë ngelur nën rënoja. Në distriktin Sivrice ku është edhe epiqendra e tërmetit, janë mbi 5 ndërtesa të rrëzuara, ndërkohë në qendër të Elazigut janë mbi 10 ndërtesa seriozisht të dëmtuara.

Sipas Observatorit Sizmiologjik në Kandili afër stambollit, lëkundja është regjistruar në orën 20.55 sipas orës lokale dhe është ndjekur nga një seri lëkundjesh të tjera më të vogla. Turqia është njëra ndër vendet më sizmike në rajon, pasi ndodhet në mes të disa prej linjave të pllakave tektonike prandaj edhe çdo ditë ka lëkundje sizmike.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet