U hiqet imuniteti 7 deputetëve opozitarë në Venezuelë

Qeveria dhe asambleja parlamentare venezueliane u ka hequr imunitetit 7 deputetëve të vendit, pasi këta të fundit janë akuzuar për “tradhëti të lartë” dhe “bashkëpunim në krim”. E njëjta asamble në prill, i kishte hequr imunitetin edhe drejtuesit të opozitës Juan Guaido, i cili më pas ka akuzuar ashpër regjimin e Maduros. “Përgjigja përfundimtare e cila vjen nga regjimi është përndjekja”, ka thënë Guaido. “Na persekutojnë sepse tani nuk qeverisin më, sepse nuk kanë një drejtuesi dhe sepse nuk kanë asnjë respekt ndaj njerëzve”.

Guaido u ka kërkuar forcave të armatosura të braktisin Maduron, duke shtuar se pakënaqësia po rritet shumë dita-ditës. Parlamenti vendas është një organ institucional i ngritur në vitin 2017 me president Nicolas Maduro. Pjestarët janë të zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare, deri tani të quajtura “të paligjshme”. Mbi 40 vende, mes të cilave edhe Bashkimi Europian, nuk njeh asnjë legjitimitet të parlamentit dhe qeverisë Maduro.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet