Uragani Xavier pushton veriun e gjermanisë, 6 viktima deri tani

Frikë në Gjermani. Veriu i vendit është përfshirë nga uragani Xavier me stuhi dhe erëra të forta të cilat arrijnë deri në 140 kilometër në orë, duke shkulur dhe thyer pemë dhe provokuar një bilanc prej 6 viktimash, njëri prej të ciëve edhe në Berlin. Mes zonave më të goditura janë Brandeburg, Meclemburg-Pamerania dhe Hamburgu, duke pëfshirë edhe kryeqytetin. Policia ka lajmëruar popullsinë e zonës të qëndrojë brenda dhe të mos dalin jashtë. Kaosi në trafikun hekurudhor është regjistruar në 8 rajone, duke çuar deri në paralizimin e qarkullimit të trenave në disa zona.

Stuhitë e forta të uraganit janë përplasur edhe në kryeqytetin gjerman, duke shkaktuar probleme të mëdha në energjinë elektrike si dhe duke shkaktuar një viktimë në zonën e Tegel. Në përgjithësi janë sinjalizuar shumë pemë të rrëzuara nga fuqia e erës së fortë në disa parqe, ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve dhe autostradave janë mbyllur për motive sigurie.

Është ndërprerë puna edhe në metro dhe lëvizjet sipërfaqësore. Aeroportet berlineze të Tegel dhe Schoenefeld kanë komunikuar mbylljen e shumë procedurave për ngritjen dhe uljen e pasagjerëve, duke lënë një numur tepër të madhe pasagjerësh brenda aeroporteve për shkak të uraganit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet