Ushtari koreano-verior kalon kufirin e DMZ për në Korenë e Jugut. Qëllohet nga kolegët e tij

Një ushtar nga Koreja e Veriut ka tentuar të kalojë kufirin drejt Koresë së Jugut në zonën e dimiliritarizuar. Por ai është gjuajtur me armë nga kolegët e tij teksa ishte duke kaluar kufirin në zonën ushtarake në Panmunjom. Menjëherë është çuar në spital.

Sipas një informacioni të dhënë nga policia e vendit, ushtari ka kaluar vijën kufitare të Zonës së Sigurisë Kufitare, e cila është e vetmja zonë ku forcat policore të të dyja vendeve qëndrojnë përballë njëra-tjetrës. “Ushtari kaloi kufirin nga Koreja e Veriut në drejtim të ndërtesës tonë të rëndësishme në zonë. Ai ishte qëlluar në krah dhe në shpatull”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Mbi 1000 persona kalojnë kufirin nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut çdo vit, por shumë pak arrijnë të kalojnë në DMZ, pasi kjo është edhe zona ushtarake më e fortifikuar në botë. Më tepër kalohet kurifi nëpërmjet kinës dhe më pas kalohet për në jug të vendit. Koreja e Jugut dhe ajo e veriut janë teknikisht në luftë që prej kofliktit të armatosur në vitin 1953. Të dyja vendet thjesht kanë nënshkruar një marrveshje armëpushimi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet