Ushtria nxjerr tanket në Zimbabwe. Grusht shteti ndaj pushtetit të Robert Mugabe

Kaos dhe paqëndrueshmëri në Zimbabwe, pasi ushtria ka nxjerrë tanket nëpër rrugët e kryeqytetit Harare. Ushtarët e vendit kanë arrestuar ministrin e financave Ignatus Chombo, për shkak të urdhërit më të fundit “për arrestimin e kriminelëve të ciët i kanë shkaktuar vuajtje të mëdha vendit”. Chombo është një personazh i fraksionit “Gjenerata 40” e partisë së presidentit Robert Mugabe. Grace, gruaja e tij, ka qenë duke punuar pë marrjen e pushtetit pas largimit nga posti i presidentit të vendit nga Mugabe.

Por ushtria e Zimbabwes fillon aksionin ushtarak duke marrë një tentativë për marrjen e pushtetit por nga ana tjetër siguron se presidenti Mugabe është i sigurt. Gjatë momenteve të transmetimit në televizionin shtetëror për shkak të përhapjes së “vendi është përfshirë në një grusht shteti”, njëri nga zëdhënësat e ushtrisë ka thënë se “Robert Mugabe dhe familja e tij janë të sigurt dhe siguria e tyre është e garantuar. Sapo të kemi përmbushur detyrën tonë, do të bëjmë të mundur që gjithçka të kthehet në normalitet”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet