Vdes mbretëresha Elisabetë. Lajm fals për shkak të stëvitjes së ushtrisë britanike

“Stërvitje ushtarake”, kaq ka mjaftuar për të provokuar daljen e lajmit fals në lidhje me vdekjen e mbretëreshës Elisbetë. Miliona britanikë kanë marrë lajmin një javë më parë mbi informacionin fals mbi vdekjen nga infarkti të mbretëreshës, e marrë nga një foto në Whatsapp dhe e vendosur me shpejtësi në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Lajmi i cili ka provokuar pikun e marrjes së informacionit në Google, detyron pallatin mbretëror ta përgenjeshtrojë, duke siguruar publikun se 93 vjeçarja gëzon shëndet të plotë.

Sipas mesazhit në rrjetin Gibbo, “mbretëresha vdiq për shkak të një ataku kardiak të djelën në mbrëmje”, por lajmi duhej mbajtur sekret deri javën tjetër në mënyrë që ushtria të kishte kohë të përgatitej. Sipas të përditshmes The Guardian, lajmi nisi për shkak të një stërvitjeje ushtarake pa asnjë objekt konkret por thjesht stërvitje rutinë në njërën nga bazat e Sommerset mbi planin “London Bridge”, stërvitje tepër sekrete e bërë vetëm në momentin e vdekjes së mbretëreshë. Nuk dihet si lajmi është përhapur nga ana e ushtrisë dhe më pas ka marrë dhenë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet