Vdes njeriu më i vjetër në botë. Një muaj më parë mbushi 113 vjeç

Francisco Nunez Olivera, njeriu më i vjetër në botë, ka vdekur të hënë në shtëpinë e tij në Spanjë, vetëm një muaj pasi festoi ditëlindjen e tij të 113. Ai vdiq rreth orës 10.30 të darkës. Kryetari i i Bienvenida, një fshat në jug-perëndim të vendit, atje ku jetoi gjithë jetën e tij 113 vjeçari, theksoi se “është një hidhërim për të gjithë fshatin dhe për të gjithë botën, largimi nga kjo jetë i Franciscos”.

Fracesco Olivera ka lindur më 13 dhjetor 1904 dhe ka qenë i njohur në rajon si “Marchena”, një nofkë e vendosur për të gjatë kohës që kur ai ishte fëmijë për shkak se ai ngjante me këngëtarin spanjoll Pepe Marchena. Francesco punoi si fermer deri sa doli në pension dhe më pas nisi të jetonte vetëm në fshat. Në moshën 98 vjeçare, ai nisi të qëndronte në karrocë dhe të mos dilte shumë nga shtëpia për shkak të disa operacioneve për kurimin e gjunjve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet