Vendet europiane më të armatosura

Me rritjen e kërcënimeve terroriste gjatë viteve të fundit, drejtuesit e policisë britanike kanë diskutuar mundësinë e modifikimit të ligjit për armatimin e agjentëve të policisë. Për Britaninë e Madhe bëhet fjalë për ndryshim historik. Duke respektuar imazhin e policisë së armatosur, agjentët britanikë në përgjithësi nuk janë të armatosur. Aktualisht vetëm 4.9 për qind e forcave të vendit mban armë zjarri. Mënyra e punës së bazuar në konceptin “të patrullojmë pa zhurmë”, është bazuar në bashkëpunimin e qytetarëve dhe negocimit. Gjendja britanike është e vetmja në Europë, nga ku agjentët janë të armatosur në mënyrë normale.

Spanja

Në Spanjë, armët e zjarrit të mbajtura nga policia kombëtare kapin shifrën e vetëm 38.274, në krahasim me atë të policisë rajonale me 37.810 si dhe 65.842 nga Roja Kombëtare. Një numur i përgjithshëm i armatimit me 83.6 për qind e agjentëve spanjollë. Armët më të zakonshme janë pushkët Franchi SPS 350 dhe pushkët HK -G36. Në maj u tha se Roja Civile do të mbajë me vete edhe pistoletën elektrike.

Italia

Në Itali si agjentët e policisë edhe karabinieria mbajnë rregullisht armë zjarri, të tipoit Berreta kalibri 9. Forcat e patrullimit privat mund të përdorin çfarëdolloj arme, por duhet patjetër të kenë liçencë. Në disa qytete, si policia edhe karabinieria kanë nisur eksperimentimin e armës “Taser”.

Francë

Në Francë, policia kombëtare dhe xhandarmëria, i kanë pajisur të gjithë punonjësit me pistoletë tip Sig-Sauer SP2022. Në raste operacionesh speciale, agjentët mund të përdorin edhe armë të tjera të nevojshme. Për shkak të rritjes së kërcënimeve terroriste, drejtuesit e policisë kanë vendosur të ngrejnë një buxhet deri në 250 milion Euro për pushkët mitraloz, pushkët me snajper dhe pistoletat jo të lehta “Flash Ball”.

Gjermania

Drejtuesit e bazës së agjentëve të policisë federale, mbajnë edhe pistoletë Heckler & Koch, si dhe shishe me lëndë djegëse për fytyrën dhe sytë. Agjentët kanë madje të drejtë të përdorin edhe mitralozin. Janë mbi 36 mijë pistoletat në dispozicion për gati 35 mijë funksionarë të policisë, duke mbajtur thuajse në pistoletë për person.

Britania e Madhe

Nëse në Britaninë e Madhe, më pak se 5 per qind e agjentëve të policisë janë të armatosur, 95 për qind e armëve çfarë bëhet. Në përgjithësi, agjentët kanë në dispozicion armën “Taser”. Në dispozicion nuk është vetëm arsenali i cili tregon forcën e policisë në mbrojtjen e qytetarëve. Numri i agjentëve të policisë tregon edhe rëndësinë e një shoqërie e cila zbaton ligjin. Grafikët euopianë tregojnë numrin e agjentëve për çdo 100 mijë banorë në disa prej vendeve europiane. Greqia ka numrin më të madh të zyrtarëve për kokë, ndjekur nga Portugalia dhe Italian, ndërsa Danimarka ka numrin më të vogël.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet