Vendimi i Gjykatës së të drejtave të njeriut: punëdhënësi nuk ka të drejtë të kontrollojë emailet e vartësve

Emaili, mesazhet ne Facebook, bisedat në Whatsapp të vartësve janë private dhe si të tilla duhet të trajtohen. Kjo do të thotë se punëdhënësi nuk mund t'i monitorojë. Ky është vendimi i Gjykatës europiane për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg e lidhur me Këshillin europian, por që nuk ka të bëjë me BEnë. Çështja e cila mori 11 vota pro, kundër 6; është fryt i një padie që kishte bërë një qytetar rumen i cili ishte pushuar nga puna për shkak të përmbajtjes së emaileve të tij. Sipas gjykatësve kompania ku punonte Bogdan Mihai Barbulescu, nuk kishte asnje të drejtë të kontrollonte postën e tij elektronike, meqe nuk kishte sinjale për përdorimin e postës elektronike për shkaqe ilegale apo të dëmshme. Prandaj firma konsiderohet se kishte shkelur nenin 8 mbi respektimin e të drejtës për jetën private, familjare dhe korrespondencës së tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet