Vendimi i kryeministrit për pezullimin e Parlamentit, ndez indinjatën popullore në vend

Vendimi i kryeministrit, Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin deri më 14 tetor, rreth dy javë para datës së Brexit, ka shkaktuar një valë indinjate në Britaninë e Madhe, ku një peticion kundër kësaj mase mori sot më shumë se një milionë nënshkrime.

Stërlina ka rënë me 0,6% përballë euros dhe dollarit pas njoftimit për pezullimin e Parlamentit, gjë që ka riforcuar hipotezën e një “no deal”-i duke rritur frikën për ndonjë krizë të mundshme financiare dhe rivendosjen e të drejtës doganore.

Në faqen zyrtare të Parlamentit “petition.parliament.uk”, një peticion kundër vendimit, cilësuar nga opozita si një grusht shteti,arriti sot në mëngjes në 1,1 milionë nënshkrime.

Në Britaninë e Madhe, çdo peticion që arrin 100 000 nënshkrime mund të shkaktojë hapjen e një debati parlamentar.

Mijëra persona manifestuan dje në mbrëmje në Londër, Manchester, Edimburg dhe qytete të tjera të mëdha.

Mbretëresha Elizabeth II miratoi dje planin e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit, një lëvizje që mund të pengojë përpjekjet e deputetëve për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje.

Johnson kërkon që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian sikurse është vendosur, më 31 tetor, ndonëse kjo do të thotë të mos kenë një marrëveshje për tërheqjen, një skenar të cilit shumë persona i tremben sepse mund të ketë pasoja të rënda ekonomike ndaj vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet