Venezuelë, protestuesit me lot në sy: s’ka bukë!

Një grua, e cila mbante veshur një bluzë mbi të cilën shkruhej “këtu nuk ka ushqim” dhe qindra venezuelianë të uritur i janë drejtuar pallatit Miraflores në qendër të Karakasit, por janë përballur me trupa të Gardës Kombëtare dhe policinë, të cilët u bllokuan rrugën kryesore. Më pas forcat venezueliane të sigurisë kanë hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët thërrisnin njëherazi “Duam bukë!”. Presidenti Nicolas Maduro, i cili ndodhet nën një presion gjithnjë e në rritje për shkak të përkeqësimit të krizës ekonomike në vendin amerikano latin të mbi 30 milionë banorëve, në të njëjtën kohë kishte programuar t’u adresohej në një miting grupeve indigjene. Protesta ka sjelllë radhë të gjata nëpër dyqanet afër pallatit, ku sipas dëshmitarëve thuhet se disa persona u përpoqën të përmbysnin një kamion që transportonte bukë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet