Venezuelë: Qeveria ndalon protestat

Qeveria venezuelane ka ndaluar çdo manifestim apo protestë deri të martën, që mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese, që priten të zhvillohet të Dielën. Lajmi u dha nga Ministri i brendshëm, Nestor Reverol. Ai shtoi se cilido që nuk e respekton këtë vendim mund të dënohet nga 5 deri në 10 vite burg. Opozita e qeverisë se Nicolas Maduro, e cila kërkon pezullimin e këtyre zgjedhjeve, ka konfirmuar për nesër se do të zhvillojë një manifestim popullor, të cilin e ka quajtur "Marrja e Karakas-it", kundër reformës kushtetuese, që propovohet nga Chaves. Ndërkohë një burrë 48 vjeç ka gjetur vdekjen gjatë shpërndarjes së një proteste antiqeveritare në Naguanagua, në pjesën qëndrore të Venezuela-s. Lajmi u dha në Twitter nga kryebashkiuaku i qytetit Naguanagua, Alejandro Feo La Cruz. Bilanci zyrtar i valës së protestave kundër Maduro-s, që nga Prilli i kaluar ka shkuar në 103.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet