Vetëvaren 11 pjestarë të një familjeje në Indi. Ndoqën rritin e një sekti fetar

Njëmbëdhjetë pjestarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në kryeqytetin indian New Delhi. Familjarët kanë varur veten në shtëpi duke mbuluar sytë me një fashë si dhe duart e lidhura pas kurrizit. Policia deklaron se ka gjetur disa shënime në shtëpi nga ku besohet se vetëvrasja e familjarëve ka të bëjë me një besim shpirtëror të panjohur nga të gjithë banorët e zonës. “Këto shënime na kanë shtyrë të besojmë për një sekt shtrig nga ku janë vendosur mbulesa në gojë, sy dhe lidhja e duarve dhe këmbëve”, kanë thënë autoritetet.

Grupi i besimit të panjohur, është duke u hetuar pasi një numur vrasjes janë shënuar edhe më parë në këtë zonë. Informacioni zyrtar i policisë, sqaron se “shtëpia nuk është vjedhur dhe nuk janë gjetur gjëra me vlerë brenda saj”. Viktima është një 77 vjeçare së bashku me dy djemtë e saj dhe gratë e tyre, një vajzë dhe pesë nipër e mbesa. Të gjithë jetonin në të njëjtën shtëpi përbri një dyqani buke të cilin e kishte në pronësi familja në distriktin verior Burari në Delhi.

Dhjetë nga viktimat janë gjetur të varur në dhomën e gjumit, ndërsa gruaja e vjetër është gjetur në tokë. Njëri nga fqinjët ka thënë se e kishte gjetur derën e shtëpisë hapur dhe pasi kishte hyrë brenda kishte parë familjen të vetëvarur. Menjëherë lajmëroi policinë për të raportuar ndaj ngjarjes.

Personat që jetonin përreth familjes deklarojnë se nuk kanë dëgjuar asgjë. Raportimet tregojnë se familja në fjalë kishte emigruar drejt kryeqytetit nga shteti veriperëndimor i Rajashtanit gati 20 vjet më parë. Policia është duke punuar për të gjetur lidhje me të afërm të familjes.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet