Vietnami bashkëpunon me Londrën që trupat e pajetë të nisen drejt familjeve

Ambasada vietnameze në Londër, ka deklaruar se është duke bashkëpunuar me autoritetet britanike për të dhënë ndihmën e mundur ndaj familjeve të 39 viktimave të cilët u gjetën të vdekur brenda një kontenjeri në Essex disa ditë më parë. Në një deklaratë publike, ambasada vietnameze shprehet se është “thellësisht e pikëlluar” ndaj tragjedisë menjëherë pas marrjes së përgjigjes zyrtare nga policia e qytetit për gjetjen e trupave pa jetë. “Vazhdon të kryhet identiteti i disa prej viktimave dhe ato do të bëhen publike nga autoritetet vietnameze dhe britanike”, thuhet në deklaratë.

Ambasada nënvizon se është duke punuar ngushtë me autoritetet homologe për të dhënë ndihmën ndaj familjarëve të viktimave, madje po punojnë fort që të çojnë trupat e viktimave drejt familjarëve të tyre. Ndihmës asistenti i shefit të policisë Tim Smith, deklaroi një ditë më parë se “deri tani ne besojmë se viktimat janë të kombësisë vietnameze dhe për këtë ne jemi në kontakt me qeverinë vietnameze”.

Një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut është arrestuar me akuzën e vrasjes dhe trafikimit të qenieve njerëzore ndaj kontenjerit në fjalë. Edhe një tjetër person është arrestuar, gjithashtu në Irlandë, si dhe dy të tjerë në Vietnam.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet