Vizë elektronike dhe pasaportë. Rregulla strikte për turistët europianë që do të hyjnë në Britani pas Brexit

Rregulla strikte mbi turistët europianë që do të shkojnë në Britaninë e Madhe pas Brexit. Plani i cili është publikuar sot nga kryeministri Boris Johnson kërkon parashikimin e përdorimit të një vize elektronike të modelit amerikano-lindor. Në praktikë, do të kërkojë autorizimin online përpara se të niset drejt londrës ose të përgatitet të paktën tre muaj para udhëtimit.

Nuk do të jenë më të vlefshme kartat e identitetit ose fotokopjet e pasaportave. Ministrja e Brendshme, Priti Patal, tha se ministrija që ajo drejton do të merret kryesisht me kartat e identitetit italiane dhe greke, ku sipas saj mund të thuhet se “është e lehtë të falsifikohen”.

Autoritetet britanike mund të ndërhyjnë në hetim për atë që ka precedentë penalë me drejtësinë dhe se të gjitha nisjet dhe mbërritjet e turistëve do të jenë të kontrolluara. Në këtë mënyrë do të lehtësohet koha e tre muajve për turistët “kush do të qëndrojë më tepër do të ketë nevojë për vizë pune”.

Të gjitha këto rregulla do të hyjnë në zbatim në rast fitoreje të konservatorëve në zgjedhjet e javës tjetër. Në këtë rast, Brexit do të vijë më 31 Janar dhe qeveria do të verë në zbatim planin e saj. Në rast të humbjes ng Johnson, gjithçka do të kthehet në krahun tjetër.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet