Vodhi të dhënat e Nasas dhe FBIsë, 31 vjeçari rrezikon 99 vite burg

Një shtetas britanik mund të dënohet me 99 vjet burg dhe të ekstradohet drejt Amerikës. Lauri Love 31 vjeç, dyshohet se gjatë viteve 2012-2013, ka hakuar një sërë të dhënash nga FBIja dhe Nasa. Vendimi u dha ditën e sotme nga gjykatësja britanike Nina Tempia, pas akordit me autoritetet amerikane. Love do ta çojë çështjen për rekurs në Gjykatën e lartë, ndërsa shtoi se po shkelet drejtësia. Babai i 31 vjeçarit nga ana tjetër është shprehur se nuk është e drejtë, që një djalosh me probleme të shëndetit mendor të çohet larg kujdesit të familjes së tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet