Votim i ri për zgjedhjet e parakohshme për të dalë nga kriza politike

Deputetët britanikë vendosin sot nëse duan ose jo zgjedhje të parakohshme, të kërkuara nga kryeministri, Boris Johnson për të dalë nga kriza politike dhe për të vënë në zbatim strategjinë e tij shumë të kritikuar për Brexit.

Shefi i qeverisë nuk ka më shumicën e Parlamentit pas largimit të një deputeti konservator për Partinë Liberal-demokrate dhe përjashtimin nga Partia Konservatore të 21 deputetëve të moderuar që kanë votuar me opozitën një projektligj të destinuar për të shmangur një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Gjithashtu, vëllai i tij, Jo Johnson, është larguar nga qeveria duke iu referuar interesit kombëtar, ndjekur të shtunën nga ministrja e Punës, Amber Rudd, në fund të një jave katastrofike për Boris Johnson.

Sipas një sondazhi të YouGov publikuar në “Sunday Times”, Partia Konservatore u rendit në krye me 35 % të votave, 14 pikë më shumë se laburistët.

Për organizimin e këtyre zgjedhjeve, Boris Johnson ka nevojë për një maxhorancë prej dy të tretave të Parlamentit./Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet