Vrasja e George Floyd nga policia në Minneapolis. Qyteti në kaos nga manifestime të dhunshme

Katër pjestarë nga Departamenti i Policisë në Minneapolis, të cilët ishin përfshirë ditën e hënë në vrasjen e George Floyd, janë larguar përfundimisht nga radhët e policisë, ndërkohë që FBI-ja dhe autoritetet e ligjit të shtetit kanë nisur hetim për vdekjen e Floyd. Familjarët e viktimës kanë telefonuar policinë për të dënuar personat përgjegjës ndaj vrasjes së të afërmit të tyre, ndërkohë juristi i familjes ka ngritur akuzën ndaj Derek Chauvin i cili vuri gjurin dhe këmbën mbi qafën e viktimës për tetë minuta duke e lënë të vdekur më pas.

Demostruesit kanë kërkuar arrestimin e katër punonjësve të policisë, por janë ndeshur me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës nga uniformat me maskë në rrugët e qytetit të cilat u kthyen në kaos. Disa prej pjesmarrësve në demostratë kishin lyer edhe fytyrën me qumësht për të limituar efektin e gazit, teksa të tjerët vrapuan duke u larguar.

Tubimi paqësor u kthye në ngjarje të dhunshme gjatë orëve të natës, ndërsa pamjet paraqesin si policët edhe protestuesit duke hedhur mjete të forta ndaj njëri-tjetrit. Policët lëshonin shashkat me gazin lotsjellës formuan edhe një kordon rreth orës 7.30 të mbrëmjes, teksa protestuesit ishin duke marshuar drejt godinës së policisë.

Shawanda Hill, e dashura e George Floyd, është parë teksa manifestonte në krye të turmës duke ndaluar më pas tek vendi ku edhe i dashuri i saj u vra. Ajo ka shpërthyer më pas në lot nga dhimbja për vrasjen e Floyd nga forcat e policisë në krahët e motrës së viktimës.

Ndërkohë që edhe disa reporterë të mediave të ndodhura në vendin e ngjarjes, kanë treguar se njëri prej kolegëve të tyre është plagosur lehtë nga plumat plastikë të armëve të policisë. Raportohet se është plagosur lehtë edhe njëri nga oficerët e policisë.

Me qindra persona nisën fillimisht të mblidhen në kryqëzimin mes bulevardit 38 dhe Bulevardit Chicago gjatë pasdites, disa kohë përpara planifikimit të marshimit rreth 2 milje larg nga zona ku edhe Floyd humbi jetën.  

Shefja e Departamentit të Policisë së Minneapolis, Medaria Arradodo, ka deklaruar se “katër oficerët e policisë janë tashmë ish-policë dhe janë larguar përgjithmonë nga uniforma policore. Ne e dimë se ka shumë rrezik në punën e policisë, por pjesa më e madhe e punës që ne bëjmë nuk kërkon përdorimin e forcës”, ka deklaruar ajo.

Emrat e katër ish-oficerëve nuk janë publikuar, megjithatë dy prej tyre janë parë anekënd nëpër videot e shpërndara dhe janë identifikuar nga familja e Floyd, duke bërë që avokati i familjes të ndërmarrë masa ndaj tyre.

Ata janë filmuar teksa një person i regjistronte duke treguar Floyd të shtrirë në tokë duke mosmarrë frymë pasi një polic i kishte vendosur pjesën e gjurit dhe të gjithë këmbën mbi qafën e tij për disa minuta. Floyd i arrestuar si i dyshuar për rrahje ditën e hënë, ishte duke kërkuar duke përsëritur për të disatën herë se ai nuk arrinte të merrte dot frymë nga forca e ushtruar nga polici mbi qafën e tij, teksa ishte me pranga pranë një makine.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet