Vrasja e Mahatma Gandhhit, gjykata rihap dosjen

Gjykata e Lartë Indiane ka vendosur sot të rishikojë mundësinë e rihapjes së vrasjes së Mahatma Gandhit, rreth 70 vjet më pare. Kjo kërkesë ka ardhur nga një studiues në organizatën e së drejtës Indiane në Mumbai, Abhinav Bharat. Për këtë qëllim, Gjykata kërkoi nga avokati Amarendra Sharan ta ndihmonte në këtë verifikim, me qëllim që të konstatohej nëse ka indikacione konkrete që justifikojnë rihapjen e rastit. Gandhi u qëllua për vdekje më 30 janar 1948 nga nacionalisti hindu Nathuram Vinayak Godse. Sipas studiuesit Pankaj Phadnis i cili ka kërkuar rihapjen e çështjes për disa arsye, preteksti i vrasjes ka qenë një gënjeshtër.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet