Vrasja e gazetarit, dorëhiqet ministri i brendshëm sllovak

Kalinak: Largohem nga detyra për stabilitetin e vendit

Pas protestave të qytetarëve dhe presionit të aleatëve të koalicionit qeverisës, ministri i brendshëm i Sllovakisë Robert Kalinak ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij muajin e kaluar. Më herët Kalinak kishte thënë se nuk do të tërhiqej nga detyra që ushtronte pavarësisht protestave anti-korrupsion të drejtuara edhe kundër kryeministrit Robert Fico, por duket se nuk i rezistoi dot presionit. “Dua të theksoj se për të përfunduar mandatin tim duhet të ruaj stabilitetin e Sllovakisë. Për këtë arsye dorëhiqem si ministër i Brendshëm dhe si zëvendëskryeministër”, u shpreh Kalinak. Ndërkohë, vendimi i tij garanton vazhdimin e qeverisjes së ekzekutivit të kryeministrit Fico. Javën e kaluar partnerët e koalicionit kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm, në mënyrë që të vijonin qeverisjen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet