Vret gruan e tij dhe më pas e fut në frigorifer për tre muaj në Shanghai

Një person është ekzekutuar në Shanghai pasi u dënua me akuzën e “vrasjes së gruas së tij” dhe fshehjen e trupit të saj për tre muaj në frigoriferin e shtëpisë. Megjithatë, edhe pas këtij veprimi, burri ka vazhduar të përdorë identitetin e saj në rrjetet sociale duke iu kthyer përgjigje gjithë miqve dhe familjes së saj.

Më 17 tetor 2016, 30 vjeçari Zhu Xiaodong e ka vrarë gruan e tij Yang Liping, siç e ka përshkruar ai në gjykatë për arsye “tradhëtie” për më tepër se një vit pas martesës. Më pas, ai e futi trupin e të ndjerës në një mbulesë dhe më pas në frigorifer. Trupi i saj ka qëndruar brenda për 105 ditë.

Gjatë kësaj kohe, ai përdorte identitetin e së shoqes në rrjetin wechat, u përgjigjej të gjitha mesazheve nga miqtë dhe të afërmit, të cilët për fat të keq deri në atë kohë nuk kishin asnjë dyshim. Nga ana tjetër, ai përdorte edhe paratë e ish-bashkëshortes nga llogaria bankare e saj, duke shkuar edhe me pushime në Korenë e Jugut dhe takime me gra të tjera.

Por fatkeqsisht, më 1 Shkurt 2017, Zhu u detyrua të tregojë të vërtetën, duke e ditur se nuk mund ta mbante më të fshehur sidomos të gënjente të atin e Yang, i cili i ftoi që të shkonin të dy çift në shtëpinë e tij për të festuar ditëlindjen.

Në Gusht 2018, Zhu u dënua me vdekje për krimin e kryer, por Gjykata Popullore e Shkallës së Parë, numur 2 e Shanghait pasi dëgjoi mbrojtjen e avokatit të tij, i cili kërkoi që gjykata të shkurtojë dhe ndryshojë vendimin duke parë edhe pendesën e klientit për veprën e rëndë të kryer, vendosi që të shtyjë marrjen e dënimit për një afat të mëvonshëm.

Megjithatë, prokurori deklaroi se dënimi me vdekje është i vetmi dënim që ai meriton, pasi sipas prokurorit jo vetëm vrasja e ish-bashkëshortes është krim, por edhe fshehja e trupit të saj në frigorifer rëndon akuzën. Dhe jo vetëm kaq. Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e Yang, u gjetën nga policia edhe disa libra të cilat tregonin si të bësh krime pa u kuptuar.

Prokuroria kërkoi dënimin me vdekje të tij, pasi ka parë edhe natyrën shumë të ftohtë të Zhu-së, pas kryerjes së krimit. Pasi futi trupin e të shoqes në frigorifer, ai dilte për të pirë me miq dhe shokë. Ditën që ai tregoi për ngjarjen, u shpreh se “ishte i kënaqur që shpenzoi gjithë paratë për qejfin e vet”. Ditën e Martë, zyrtarët deklaruan se Zhu është ekzekutuar.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet