Vret një peson dhe më pas vret veten. Ngjarje makabre në një kolegj në Rusi

RUSI- Tragjedi në një kolegj në Blagoveshchensk në lindjen e largme të rusisë. Një student ka hapur zjarr me armë duke vrarë një person dhe plagosur tre të tjerë. Më pas është vetëvrarë duke gjuajtur veten në kokë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse të cituara nga agjencia e lajmeve Tass. Sipas agjencisë, mendohet që i riu të ketë nisur të hapë zjarr pas një grindjeje me studentë të tjerë.

“Trupat e dy të rinjve mes të cilëve edhe ai i të cilit kreu krimin, janë gjetur në brendësi të kolegjit”, bën të ditur departamenti rajonal i Ministrisë së Brendshme, sipas të cilit “personi pasi ka kryer krimin ka qëlluar edhe veten. Nga kontrolli i armës rezulton se arma ka qenë nën pronësinë e të riut”.

Sipas të dhënave nga disa dëshmitarë okularë, një i ri ishte duke shkuar me vrap drejt një grupi të policisë rrugore e cila patrullonte zonën duke dhënë lajmin për ngjarjen makabre. Me arritjen e policisë, studenti i armatosur nisi të gjuajë fuqishëm drejt agjentëve të policisë dhe këta të fundit nisën kundërpërgjigjen duke bllokuar daljen kryesore të njërës prej sallave të mësimit.

Agjencia Tass, raporton se dy adoleshentë janë çuar urgjent në spitalin pediatrik rajonal nga ku njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër i tretë i plagosur ndodhet në spital në afërsi të qytetit. Sipas disa mediave ruse, i riu autor i ngjarjes ishte 19 vjeç, ndërsa të plagosurit mes 17 dhe 20 vjeç.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet