Vret veten “Fidelito”, djali i madh i Fidel Castros

"Fidelito" Castro Diaz-Balart, djali më i madh i ish presidentit kuban Fidel Castro, humbi jetën këtë të enjte. Ai ishte 68 vjeç dhe prej kohësh vuante nga depresioni. Muajt e fundit ai nuk ishte aspak mirë, raportojnë mediat e huaja. Kjo çoi deri në aktin e vetëvrasjes së Fidelitos. Fidel Castro Diaz-Balart ishte i vetmi fëmijë i udhëheqësit revolucionar kuban me gruan e tij të parë, Mirta Diaz-Balart. Çifti u divorcua përpara se Castro të merrte pushtetin në Kubë. Fidelito më vonë studioi në Bashkimin Sovjetik dhe u martua me një grua ruse, sipas biografisë së tij zyrtare. Ai e udhëhoqi programin e energjisë bërthamore të Kubës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet