Vritet gazetarja bullgare Viktoria Marinova. Hetonte lidhjet e korrupsionit të politikanëve me fondet e BE-së

Komisioni Europian ka urdhëruar bullgarinë të nxjerrë para drejtësisë vrasësit e gazetares së gjetur të përdhunuar dhe vrarë pasi raportonte për lidhjet me korrupsionin dhe qeverinë. Autoritetet kanë deklaruar se kanë gjetur trupin e dhunuar dhe të vrarë të gazetares 30 vjeçare Viktoria Marinova në një park në qytetin Ruse, në kufi me pjesën veriore të lumit Danub. Prej kohësh gazetarja ishte duke hetuar dyshimet e shpërdorimit të fondeve nga Bashkimi Europian nga bizneset dhe politikanët lokalë.

Qeveria bullgare ka deklaruar se nuk ka asnjë provë se vrasja e gazetares ka lidhje me punën e saj, por nga ana tjetër kjo vrasje ka ngjallur zemërim nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa fushatat e medias së lirë ngjallin dyshime për qeverinë e cila po mbulon ngjarjen. “Sërisht një tjetër gazetare kurajoze bie në luftë ndaj së vërtetës kundër korrupsionit”, ka thënë Frans Timmermans, zëvendës president i Komisionit Europian. “Përgjegjësit duhet patjetër të dalin para drejtësisë menjëherë nga autoritetet bullgare”.

Kryeministri bullgar Boyko Borissov, ka theksuar se “është çështje kohe” para se vrasësit e gazetares të kapen. Borissov ka shtuar se “kriminologët më të mirë janë shpënë në Ruse. Të mos i shtojnë dozat e trysnisë pasi një sasi e madhe ADN-je është në duart e tyre”. Policia ka deklaruar se vdekja e 30 vjeçares është shkaktuar si pasojë e mbulimit me mjet plastik në kokë dhe bllokimit të frymëmarrjes. Celulari, çelësat e makinës, syzet dhe disa prej veshjeve të saj mungojnë”, shton prokurori rajonal Gergy Gerorgiev.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet