Vritet në Spanjë liderja e socialdemokratëve gjermane

Ish presidentja e të rinjve të Partisë socialdemokrate gjermane Sophia Loesche, 28, është gjetur e vrarë nga policia. Trupi i saj u gjet nga policia spanjolle në Asparrena. E reja ishte dhunuar e me pas vrarë. Policia gjermane kishte nxjerrë një mandat ndërkombëtar dhe e kishte përqendruar vëmendjen në Spanjë, ku mendohej se ishte vajza. Për këtë ishte arrestuar dhe një kamionist maroken 41 vjeçar, ne Jaen (Andalusi). Sekretarja e përgjithshme e partisë socialiste të Vendeve Baske, Idoia Mendia, i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta presidentit të Spd, Andrea Nahles, duke nënvizuar se si një krim I tille ‘nxjerr në pah, edhe një herë, kushtet kërcënuese të miliona femrave në të gjithë botën, të cilat dhunohen vetëm për faktin e thjeshtë që janë femra.’

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet