Vritet në një atentat njëri prej djemve të komandatit të Isis Abu Bakr al-Baghdadi

Shteti islamik, në një komunikatë për shtyp, bëri të ditur vdekjen e Hudhayfah al-Badri, një prej djemve të komandantëve të Isis, Abu Bakr al-Baghdadi. Ai u vra nga një sulm kamikaz, kundër forcave të regjimit sirian në Homs. Isis kishte shpallur kalifatin në Siri dhe Irak në vitin 2014, duke marrë territorin e pjesës me të madhe të Sirisë dhe Irakut. Shefi i Isis, Abu Bakr al-Baghdadi, është shpallur i vdekur në disa raste. Por sipas sa shkruan al-Monitor, ai ndodhet në territorin sirian pranë kufirit iraken.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet