Vritet një tjetër gazetar në Afganistan

Vritet gjatë një kalimi të makinës mbi një minë, gazetari i njohur afgan, Nematullah Zahir. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i guvernatorit në Helmand. Ngjarja ndodhi në provincën jugore Helmand (Afganistan), tha një burim zyrtar. Së bashku me të ka mbetur i plagosur një person tjetër. Gazetarët e agjencisë më të njohur afgane të lajmeve ToloNeës deklaruan se: “gazetari ishte duke mbuluar një operacion ushtarak së bashku me gazetarët e tjerë, kur automjeti i tij kaloi mbi një minë në rrugën në zonën Soorguzar të qytetit”. Që nga fillim viti në Afganistan janë vrarë 11 gazetarë lufte.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet