Vučić, presim që Europa të na thotë se çfarë duhet të bëjmë me emigrantët

Serbia pret që Europa ti tregojë se çfarë do të vendosë për çështjen e emigrantëve. Kryeministri serb Aleksandar Vučić tha se Serbia është gati të bëhet pjesë e zgjidhjes europiane, por Europa duhet të na thotë se cila do të jetë zgjidhja, tha ai për BBCnë. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Gjermania mund të mbyllte kufijtë duke çuar kështu në shtimin e numrit të migrantëve në Serbi, Vuçiç tha se vendi i tij ishte duke bashkëpunuar ngushtë me Berlinin dhe vendet e tjera europiane. ‘’Ne do të respektojmë vendimin europian. Nëse Europa na kërkon t’i mbyllim kufijtë, atëherë ne do t’i mbyllim ata, edhe pse mendoj se kjo nuk është zgjidhje’’ tha kryeministri serb.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet