Wuhan/ 5 raste të reja me Covid-19. Sanitarja infekton familjarët

17 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Kinë gjatë 24 orëve të fundit, nga ku 5 raste të reja janë regjistruar në qytetin Wuhan, ku nisi edhe pandemia katër muaj më parë. Komisioni Kombëtar i Shëndetit, deklaroi se 7 raste të reja janë raportuar të ardhura nga jashtë në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme.

Autoritetet shëndetësore të provincës Hubei, kanë nënvizuar se “rastet e reja kanë qenë raste të pacientëve të sëmurur me probleme frymëmarrjeje në kryeqytetin Wuhan. Ka qenë njëra nga sanitaret e cila punonte tek njëra nga zyrat e Byrosë së Sigurisë Publike, e cila më pas ka infektuar edhe pjestarë të tjerë të familjes. Por nga punonjësit e shëndetësisë, nuk bëhet e qartë se si është infektuar sanitarja, pasi pas kontrollit të imët që ishtë bërë asaj gjatë kësaj kohe, rezulton se nuk ishte larguar nga qyteti edhe gjatë kohës kur Wuhani ishte nën izolim.

Dhjetë nga rastet e tjera, janë transmetuar nga njëra provincë në tjetrën, 5 raste në provincën Hubei, tre në Jilin, një rast në provincën Liaoning dhe një në provincën Heilongjiang.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet