Xhamia e Athinës do të hapet për besimtarët në fillim të verës

Pas disa vitesh pune, xhamia e parë zyrtare do të hapet këtë verë në Athinë. Sipas informacioneve zyrtare, komiteti i drejtimit të xhamisë do të takohet javën e ardhshme për të nisur punën mbi të gjitha në sferën e sigurisë, shërbimin e pastrimit dhe materialet që do të vendosen brenda në xhami. Në të njëjtën kohë, zyrat e punës për punonjësit dhe komitetin drejtues do të jenë me qera.

Grupet e punës kanë deklaruar se do të duhen të paktën 3 muaj deri në përfundimin e punimeve, ndërkohë besohet se gjithçka do të jetë gati për të nisur nga puna në fund të muajit Maj. Komiteti drejtuesi i xhamisë ka vendosur të punësojë tre shërbyes civilë të cilët do të përdoren për ekonominë, sekretariatin dhe materialet teknike. Xhamia e Athinës do të jetë në distriktin Votanikos në zonë 144 Iera Odos dhe do të ketë një kapacitet mbajtës deri në 300 persona.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet