BE akuza Ankarasë: kaluat linjën e kuqe. Yildirim, censurë ? Këtë e vendos populli !

K/ministri turk, Binali Yildirim iu përgjigj më ton Presidentit të Parlamentit europian Martin Schulz i cili kishte kritikuar turqinë për largimet në masë nga puna të gazetarëve dhe akademikeve. “Vëllai im, ne nuk e pranojmë linjën tënde të kuqe. Linjat tona të kuqe, është populli që i vendos, populli ! Çfarë autoriteti ka linja jote ?”, tha Yildirim gjatë një fjalimi në Ankara. Schulz kishte thënë së shteti turk po kalonte linjën e kuqe kundër lirisë së shprehjes, me arrestimin e dhjetëra gazetarëve të të përditshmes së opozitës Cumhuriyet, përfshirë kryeredaktorin Murat Sabuncu, por kryeministri turk e quajti këtë një plan masash kundër terrorizmit. Sipas shoqatës së gazetarëve të Turqisë (TGC), 170 organe shtypi janë mbyllur, 105 gazetarë janë arrestuar dhe 777 karta shtypi janë anuluar që prej përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet