Ylli i reklamave kryen vetëvrasje për ngacmimet në internet

Austalia është shokuar nga vdekja e yllit të reklamave, 14 vjeçares Amy Dolly Everett. Vajza ishte e njohur për shkak të reklamave që kryente për kompaninë AKURA, prodhuesen e kapeleve. E mitura ka rënë pre e ngacmimeve në interent, duke shkuar deri në vetëvrasje. Në një postim në facebook, i ati i vajzës është shprehur i shokuar nga ky veprim i vajzës së tij dhe ka bërë një apel për të gjithë kundër dhunës psikologjike. Po të ishim më të kujdesshëm, Emmy do të ishtë akoma gjallë, është shprehur i ati i të miturës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet