Zbulohet fabrika e drogës në Angli. Arrestohen dy shqiptarë mes trafikantëve

Policia britanike ka zbuluar një sasi droge prej 1 milion paundësh britanikë brenda një tuneli të madh. Në të u gjetën dy emigrantë shqiptarë, një maroken si dhe krevatët në të cilët ata flinin brenda galerisë së kthyer në banesë. Hetuesit e policisë kanë bërë të ditur se në fermën e Bethel Quarry në afërsi të Bradford, ndodhet një bunker bërthamor i lënë atje pas luftës së dytë botërore.

Aleksandër Shyti, 45 vjeç dhe Altin Deda, 39 vjeç, janë dy nga të arrestuarit me akuzën e “prodhimit të lëndëve narkotike”, ndërkohë që vendimi për dënimin e tyre është shtyrë për pak më vonë nga gjykata.

Edhe një tjetër person është arrestuar pasi policët gjetën 4.425 bimë narkotike në brendësi të 20 dhomave.

Zyrtarët e policisë janë shprehur se nuk e dinë akoma sa e madhe është e gjithë fabrika e drogës, pasi në brendësi janë disa shenja të cilat kërkojnë të mos kalohet në disa zona. Më parë brenda futeshin materialet të luftës së dytë botërore dhe më pas fabrika u kthye në punishte kërpudhash, nga ku u mbyll në vitin 2010.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet