Zbulohet heroina me vlerë €8 milionë

Rreth 11 kilogramë heroinë, e fshehur brenda një muri të vjetër, janë sekuestruar nga policia italiane. Ngjarja ndodhi në qytetin Alghero (Sardegna). Droga e ndarë në pako me nga 1 kg secila ishte e mbështjellë në plastmas. Policia italiane vlerëson se e shitur në treg heroina kishte një vlerë prej €8 milionë. Droga u gjet shumë afër detit. Heroina është prodhuar në Pakistan, dhe mund të ketë kaluar dhe nga Shqipëria. Hetimet vazhdojnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet