Zbulohet nën tokë fabrika e prodhimit të cigareve në Spanjë. Arrestohen 6 persona

Policia spanjolle ka bllokuar atë që mund të thuhet se është fabrika e parë nën tokë klandestine e prodhimit të cigareve në Bashkimin Europian. Fabrika ndodhet 4 metra nën tokë, në podrumin e një stalle kuajsh në jug të Spanjës. Policia spanjolle e Europolit ka deklaruar se 20 shtetas nga Britania e Madhe, Ukraina dhe Lituania janë arrestuar.

Europol bën të ditur se në bunkerin fabrikë janë gjetur krevatë dhe objekte për të jetuar brenda ndërtesës së vogël në procincën Malaga. Punonjësit kanë deklaruar se fabrika ka nisur punë një vit më parë dhe i gjithë prodhimi lëvizte me një kotenjer në formën e një mauneje të vogël.

Policia spanjolle shton se punonjësit ishin detyruar të punonin në kushte ekstreme dhe me helme të forta. Madje ata nuk janë lejuar të largohen nga fabrika e nëndheshme pa marrë lejë. Fabrika ka patur një prodhim të mirë dhe ka punuar në kushte të plota pune.

Fabrika prodhonte mbi 3.500 cigare në orë. Roja Civile Spanjolle, nënvizon se grupi i punës drejtohej nga shtetas britanikë. Njëri nga drejtuesit e organizatës deklarohet të jetë shtetas britanik tashmë në arrati, i identifikuar për momentin vetëm nga inicialet e tij D.D. Mbi 3 milion cigare, sasi hashashi dhe marjuane, si dhe tre armë janë bllokuar në vendin e ngjarjes.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet