Zbulohet tunel për trafikimin e drogës në kufirin Meksikë-SHBA

Ky është tuneli më i gjatë i zbuluar ndonjëherë

Agjentët federalë kanë zbuluar një tunel të gjatë i cili shërbente për transportimin e drogës. Tuneli është më i gjati i zbuluar ndonjëherë në kufirin jugperëndimor. Ai nis nga Tijuana në Meksikë, gati 1 kilometër e ca në jug të kufirit dhe zgjatet nëntokë në një thellësi prej 25 metrash, i lartë 170 centimtra dhe i gjerë 70 centimetra. Ai zgjatej përmes San Diegos në shtetin e kalifornisë në SHBA.

Tuneli ishte i pajisur me ventilator, elektricitet, në mbi gjysmën e tij kishte një hekurudhë të ngushtë, madje një ashensor të vogël në hyrje, sipas Shërbimit Amerikan të Mbrojtjes së Kufirit. “Moderiniteti i tunelit tregon sasinë e madhe të parave nga kartelet e drogës”, ka thënë agjenti i Administratës Speciale të Trafikimit të Drogës, John W. Callery.

“Sërisht kartelet do të vazhdojnë të gjejnë mënyra për të ardhur brenda kufirit tonë, ndërkohë që DEA dhe partnerët tanë të Task Forcës do të vazhdojnë të përdorin të gjitha materialet për t’i ndaluar ata që kufiri ynë të jetë i sigurt dhe ato të mbyllen dhe shkatërrohn për të ndaluar edhe hyrjen e drogës në SHBA”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet