Zelanda e Re shkundet nga tërmeti 7.8 ballë

Alarm për cunami në brigjet lindore të vendit

Një tronditje e fortë tërmeti është ndjerë sot thuajse në të gjithë Zelandën e Re. Sipas Institutit të gjeofizikes amerikane, tërmeti ka patur një magnitudë 7.8 ballë sipas shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 91 kilometa në veri të qytetit Christchurch në qënder të ishullit jugor të vendit. Sipas informacionit të shpërndarë nga mediat lokale, tërmeti ka ndodhur vetëm pak pas mesnatës në një thellësi 16 kilometra në zonën Hanmer Springs. Menjëherë autoritetet kanë dhënë alarmin për një cunami të mundshëm nga paqësori për të gjithë zonën e ishujve të jugut. “Gjithkush që ndodhet në atë zonë duhet patjetër të largohet drejt qendrës së vendit”, shkruan mbrojtja civile nëpër rrjetet e ndryshme sociale. Menjëherë pas sinjalit, vale të mëdha janë parë në brigjet lindore. Sipas mbrojtjes civile zelandeze, “valët e kanë arritur nivelin e dy metrave lartësi dhe pse pritet që valë të tjera të vijnë më pas”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet