Zgjedhjet në Rusi, Putin kërkon mandatin e katërt

Rusët sot votojnë për të zgjedhur kush do i qeverisë

Në Rusi janë hapur sot qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, ku Vladimir Putin kërkon një mandat të katërt. Votimi filloi në lindjen e largët ruse rreth orës 20 të së shtunës dhe u hap nëntë orë më vonë në Moskë.

Rezultatet e para pritet të dalin mbrëmjen e sotme. Putin ka qenë udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, ose si president apo kryeministër. Ai shpreson për një periudhë tjetër gjashtëvjeçare dhe përballet me shtatë kandidatë të tjerë. Rivalët e tij përfshijnë një komunist milioner, Pavel Grudinin, ish-dretjesja televizive, Ksenia Sobchak dhe nacionalisti veteran Vladimir Zhirinovsky.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, Aleksei Navalny, është ndaluar të marrë pjesë në zgjedhje me pretendimin se është proceduar penalisht, ndërsa ai ka deklaruar se vendimi ishte i motivuar politikisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet