'Zorba' stuhia mesdhetare që po përmbyt greqinë. Tre të zhdukur deri tani

Tre persona janë raportuar “të zhdukur” në Greqi, pas një stuhie tepër të fuqishme në brigjet e mesdheut duke sjellë erë të fortë dhe shira të rrëmbyer në disa pjesë të vendit. E njohur si “Medicane”, një kombinim mes Mesdhe dhe Stuhi, “Zorba”, ka shkatërruar pjesën më të madhe të ishullit Evia.

Pjesa jugore e peloponezit është prekur nga shirat e fortë duke bërë që sinoptikanët të mendojnë se stuhia do të drejtohet në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit. Për shkak të stuhisë shumë peshkarexha dhe anije janë ankoruar në porte dhe brigje, ndërkohë ka shumë probleme me trafikun në pjesë të ndryshme të vendit. Zjarrfikësit kanë punuar pandërprerë duke u ardhur në ndihmë personave të cilët kanë qenë të bllokuar nëpër automjete dhe shtëpitë e përmbytura.

Pamjet televizive shfaqin rrugë të përmbytura të kthyera në lumenj në afërsi të Corinthit. “Pelolponezi ka probleme të mëdha për shkak të impaktit dhe efektit të fenomenit të madh të kohës”, ka thënë guvernatori rajonal Petros Tatoulis, duke shtuar se rrugët, zonat bujqësore dhe infrastruktura në përgjithësi është dëmtuar rëndë. Temperaturat ranë papritur me 10 gradë këtë javë, ndërsa era arriti shpejtësinë e 56 metrave për sekondë në disa zona të vendit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet