Zyrtari i BE: ISIS mbetet kërcënim pavarësisht humbjes së 'kalifatit'

Humbja e fundit e të ashtuquajturit "kalifati" do të dëmtojë grupin e Shtetit Islamik, por kërcënimi terrorist i paraqitur nga ekstremistët ende nuk ka përfunduar, tha koordinatori i Bashkimit Evropian kundër terrorizmit. Njerëzit e frymëzuar nga ideologjia mbeten një kërcënim dhe grupi ka gjasa të përforcohet në pjesë të tjera të botës me qeverisje të dobët siç është Libia apo Afganistani, tha zyrtari i BE. De Kerchove ishte në Turqi për bisedime mbi rritjen e bashkëpunimit kundër terrorizmit.

"Me mosekzistimin e kalifatit, do të jetë shumë më e vështirë për organizatën të përsërisë atë që kanë bërë dhe të tërheqë kaq shumë njerëz", tha de Kerchove. "Kjo nuk do të thotë se loja ka mbaruar, ende duhet të luftojmë ideologjinë. Gjithnjë e më shumë, ne shohim në Evropë (njerëz) të frymëzuar nga terrorizmi". Një sulm mbi një xhami në rajonin e Sinait në veri të Egjiptit javën e kaluar vrau më shumë se 300 vetë. Ai vlerësoi përpjekjet e Turqisë për të forcuar kufirin e saj me Sirinë, nëpërmjet ndërtimit të një muri. "Nuk do të thoja se është e pamundur të kalosh kufirin, por tani është 10 herë më e vështirë se sa ishte më parë", tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet