Çdo 40 sekonda, një person vret veten në botë. Europa më e goditura

Çdo 40 sekonda, një person vret veten. Kjo është deklarata e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetsisë, me rastin e Ditës Botërore të ndalimit të vetëvrasjes. Shumë pak vende në botë kanë vënë në zbatim akte për ndalimin e këtij fenomeni. Sipas të dhënave të OBSh-së, janë gati 800 mijë persona të cilët zgjedhin t’i japin fund jetës. Në vitin 2016, vetëvrasja ka qenë shkaku i dytë kryesore i vdekjes së të rinjve të moshës nga 15 deri në 29 vjeç, menjëherë pas aksidenteve rrugore.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara, ka shtuar se mënyra më e mirë për reduktimin e vetëvrasjeve është ndalimi i pesticideve. Europa është goditur më tepër nga ky fenomen, me një shifër prej 13 vetëvrasjesh për çdo 100 persona në vitin 2016, një mesatare më e lartë në krahasim nga mesatarja globale. Por në brendësi të stresit të akumuluar, shpërndarja e vendeve është shumë jo e qëndrueshme.

Greqia dhe Finlanda kanë regjistruar një ulje prej 3.8 për qind të vetëvrasjeve për çdo 100 persona, shifra më e ulët në kontinent. Ndjekur nga Qipro dhe Italia me 4.5 për çdo 100 banorë. Disa vende të europës lindore kanë patur ritje më të madhe nga mesatarja globale. Vendet më të goditura janë Rusia, Lituania dhe Bjellorusia me 25.7 vetëvrasje për çdo 100 banorë. Belgjika, Franca dhe Irlanda kanë përqindjen më të madhe të vetëvrasjeve në Europë me 10 vetë për çdo 100 persona.

Organizata ka deklaruara se për fat të keq vetëm 38 vende kanë strategji kombëtare për ndalimin e vetëvrasjeve. “Pavarësisht nga progresi i bërë, edhe sot një person vetëvritet për çdo 40 sekonda në botë”, janë fjalët e drejtorit të përgjithshëm të OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Çdo vdekje është një tragjedi për çdo familje, miq dhe koleg, por vetëvrasjet janë të paparashikuara. Ftojmë të gjitha vendet të bashkohen në mëyrë të ndjeshme për të sensibilizuar popujt me programe shëndetsore dhe edukative”, ka shtuar Tedros. Mënyra më e mirë për të ndaluar fenomenin është ndalimi i pesticideve dhe drogërave të forta.

Ndalimi ose blerja me shumë vështirësi e pesticideve, është metoda e dytë më e përdorur për vetëvrasje. Një ndër pesë vetëvrasje në botë ndodh në këtë mënyrë. Të dhënat tregojnë se vetëvrasja më tepër godet meshkujt, nga ku numri i atyre që nuk duan të jetojnë më është gati tre herë më i madh në krahasim me atë të femrave.

Organizata ka kërkuar të shfrytëzojë një seri “mitesh të zonës”, sipas të cilave dikush që tenton të vrasë veten arrin të mbijetojë ose të mos e kryejë veprimin. “Kërkimi tregon se nëse një person tenton vetëvrasjen, ka një faktor shumë të rëndësishëm për ta bërë atë. Por pjesa më e madhe e personave të cilët pasi kanë tentuar dhe kanë mbijetuar, munden ta riprovojnë sërisht. Por edhe në këtë rast, nëse mbijetojnë atëherë mendojnë se gjëja më e mirë që duhet të bëjnë është të kenë një jetë të rregullt”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet