Çfarë të hamë për të patur një bark të sheshtë?

Një nga shkaqet më të zakonshme të fryrjes së barkut është zakoni i të ngrënit me nxitim. Kjo shkakton fermentim dhe gaz. Gjithashtu dhe disbioza ose ndryshe ndryshimi i florës mikrobike të zorrëve për shkak të kombinimit të gabuar të ushqimeve, abuzim i ilaçeve dhe stresi, shkakton meteorizmin dhe zgjeron belin. Hormonet kanë “peshën” e tyre në gjenezën e fryrjes ,dhe në fazën premenstruale dhe në menopauzë. Akumulimet e ajrit pozicionohen në pjesën e barkut: mund të jetë në pjesën poshtë të barkut dhe të zorrëve, ose më shumë në pjesën “qendrore”, pra dhe stomaku. Po cilat janë bimët dhe çajërat që në 7 ditë heqin gazin e tepërt?

1.Bifidobacterium me kapsula ose bustina ( 7-14 doza)

2.Gjethe të thata Anise (100 g)

3.Fara Anise ( 100 g)

4.Fara finoku ( 100 g)

5.Gjethe dafine të thata ( 7 gjethe)

6.Vaj bajamesh të ëmbla ( 1 shishe )

7.Esence trumze ( 1 shishe e vogël )

Probiotikët rregullojnë tretjen: Çdo mëngjes para mëngjesit, merrni një dozë probiotikë: pastrojnë dhe rigjenerojnë florën intestinale, me një efikasitet anti fryrje dhe të riekuilibruar. Kërkoni në farmaci integratorë probiotikë me Bifidobacterium dhe merrni një dozë në ditë, me ujë. Veproni kështu për 7-14 ditë.

Dafina dhe Anisa reduktojne belin: Dafina dhe Anise janë dy bimë që, falë përmbajtjes të vajrave esenciale, favorizojnë asorbimin e “plagëve” të zorrëve: Rezultojnë më efikase nëse i shtoni në çaj në fund të vaktit, për të përmirësuar proçesin e tretjes dhe për rimodelimin e belit. Në një tenxhere të vogël me ujë shtoni një gjethe dafine dhe 2 lugë fara Anise dhe lërini së bashku 15 minuta, më pas konsumojeni të ngrohtë.

Finoku lufton fermentimet: Nëse arrini në fund të ditës me një ndjesi rëndese, përpara se të shtriheni kujtohuni të bëni një çaj me fara finoku: kjo bimë favorizon deponimin e ajrit dhe të garanton një evakujim korrekt në mëngjes. Në një enë të vogël zieni ujin për 10 minuta me 3-4 lugë fara finoku; filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me mjaltë.

Masazhi reduktiv: Në mëngjes dhe në mbrëmje masazhoni barkun me 1 lugë vaj bajamesh të ëmbla dhe 5 pika vaj esencial trumze; aplikoni vajin në pjesën abdominale me lëvizje të ngadalta, redukton dhimbjet e barkut, redukton fryerjen dhe përmirëson proçesin e tretjes. /KalleshiCenter.com/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet