Çuçi në sipërmarrjen e vajit të ullirit: Mori mbështetje nga AZHBR

Vaji i ullirit “Musai” në Vlorë është sot një nga markat lider të prodhimeve shqiptare, konkurron në tregun vendas dhe të huaj si produkt organik me certifikim ndërkombëtar.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bledi Çuçi tha sot se pas kësaj sipërmarrje të suksesshme që daton prej vitit të largët 1995 qëndron Vesaf Musai me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, të specializuar në teknologjinë ushqimore dhe në marketing.

“Është një biznes familjar me përmasa ndërkombëtare. Vajin e ullirit “Musai” e gjen sot jo vetëm në tregjet europiane, por edhe përtej kontinentit tonë, në Neë York, Tokyo, Hong Kong etj. Përmes AZHBR ne e kemi mbështetur këtë prodhues, duke financuar linjën e teknologjisë së fundit që përdoret në fabrikë për nxjerrjen e vajit. 20 deri 30 mijë litra çdo vit është gjithashtu vaj ekstra i virgjër që prodhohet në këtë fabrikë moderne”, u shpreh ministri.

“Për fermerët e zonës prodhohet mesatarisht çdo vit rreth 200 mijë litra vaj ulliri. Dëshmi tjetër e suksesit të vajit të ullirit “Musai” janë patjetër edhe 4 medalje ari në konkurse ndërkombëtare dhe shumë vlerësime të tjera brenda e jashtë vendit. Marrin çmim pothuajse në çdo konkurs dhe natyrisht që kjo nuk është e rastësishme”, theksoi Çuçi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet