13 të vërteta për ankthin që askush nuk i thotë

1. Është e vështirë të kesh një marrëdhënie kur ke ankth ... ankthi shkakton vetëbesim të ulët dhe vetëvlerësim të ulët dhe nganjëherë i largojmë njerëzit për shkak të tij.

2. Ankthi të shkakton lodhje. Të jesh i tensionuar ndikon në oreks, sjellje, emocione dhe gjithçka.

3. Njerëzit me ankth mund të ndihen të pafuqishëm dhe me shumë pak besim në vete.

4. Mendime të tmerrshme, sikur humb një familjar apo njerëz të rëndësishëm për ty.

5. Askush nuk flet për mënyrën se si e përjeton ankthin. Pasi të gjithë kanë përjetime të ndryshme. Shumë njerëz mbyllen në vetëvete me mendimet e tyre, megjithatë është e rëndësishme që të kenë një shpatull ku të mbështetën në momentet kur përjetojnë ankth, për t’ju shprehur dikujt.

6. Pjesa fizike, rrahjet e shpejta të zemrës, mpirje janë pasoja të ankthit.

7. Zënka me çdo kënd edhe pa arsye.

8. Vështirësitë në marëdhëniet seksuale, rrjedhin nga ankthi.

9. Zemërimi mund të vijë me ankthin. Unë tregoj nervozizëm kur ankthi është në nivel të lartë.

10. Ndikon në çdo aspekt të jetës. Tensioni i vazhdueshëm, nervozizmi dhe frika depërtojnë në çdo pjesë të ekzistencës së përditshme.

11. Ankthi është një emocion mjaft i fuqishëm. Është e vështirë të shpjegosh se si me të vërtetë ju frikëson deri në pikën ku kontrollon jetën tuaj.

12. Ndikimi më negativ i ankthit është kur fillon të ndikojë në jetën tuaj të përditshme dhe ju ndalon të bëni gjërat që i doni ose ju ndalon të jeni të suksesshëm.

13. Ne vazhdimisht vëmë maska për të fshehur se si ndiheshim me të vërtetë. shpresh kemi frikë të shprehemi dhe sillemi sikur jemi mirë, edhe pse ankthi na ka kapluar mendjen dhe trupin.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet